“Çfarë strategjie e jashtëzakonshme!” – Jetlir Buja thumbon opozitën për Kurtin

Gazetari Jetlir Buja ka ironizuar opozitën në Kosovë, duke komentuar strategjinë e saj politike dhe përfitimet që, sipas tij, i ka sjellë kryeministrit Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Buja ka përdorur ironi të theksuar, duke pretenduar se opozita, në vend që ta dobësonte Kurtin, i mundësoi atij rritje të mbështetjes, zgjatje të mandatit dhe forcim të pozitës politike.
Postimi i plotë i Jetlir Bujës:
A po e shihni qysh strategjia e jashtezakonshme e opozites qe s’e kuptonte askush ne fillim i solli rezultatet e mahnitshme ne fund!
Sot opozita jone heroike mund ta kishte perballe nje pushtet me te dobet te Kurtit me 42% (sa i mori me 9 shkurt 2025) qe ndodhej ne gjysme te mandatit te rregullt. Dhe per me teper, me nje presidente qe vepronte e pavarur here pas here.
Por, fatmiresisht vepruan me strategji e jo inate.
I dhane Kurtit edhe 5% shtese. I dhane dy vjet shtese mandat. Presidenten. Dhe i ndihmuan me neutralizu rivalen e tij kryesore politike. Pervec kesaj, edhe e paraqiten si nje fare konstruktivi – e vetmja trajte qe i mungonte.
Pra, ka gjera qe vetem mendjet shume te mprehta opozitare mund t’i kuptonin. Respekt!



