Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Ndahet nga jeta bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

AutoktonPublikuar më 9.10.2026Përditësuar më 9.10.2026Lexim prej 1 minutash

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, , ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Ali Ngucatit, të cilin e ka kujtuar me fjalë të zgjedhura për kontributin e tij të çmueshëm në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gucati e ka cilësuar të ndjerin si një burrë trim, luftëtar të orëve të para dhe bashkudhëtar të komandantit legjendar .

“Sot Kosova humbi një nga shtyllat e saj më të forta”, ka shkruar Gucati, duke shtuar se njerëz të tillë mbeten përgjithmonë të gdhendur në historinë dhe kujtesën e vendit.

Në mesazhin e tij, kreu i OVL-UÇK-së ka shprehur nderimet për jetën, veprën dhe sakrificën e Ali Ngucatit, duke theksuar se liria dhe pavarësia e Kosovës mbartin mbi vete gjakun dhe kontributin e atyre që sakrifikuan për atdheun.

Për ndarjen nga jeta të Ngucatit, ka shprehur ngushëllime komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Artikuj të ngjashëm