Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Çun Lajçi shpërthen ndaj PDK-së për Ligjin për Specialen: “Ju s’e keni për çlirimtarët e Hagës, por për ruajtjen e lëkurës suaj”

AutoktonPublikuar më 24.10.2026Përditësuar më 24.10.2026Lexim prej 2 minutash

Aktori ka reaguar ashpër ndaj -së lidhur me zhvillimet rreth Ligjit për , duke akuzuar këtë parti se e ka përdorur çështjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë për interesa politike.

Përmes një postimi në Facebook, Lajçi ka kritikuar kërkesat për miratimin e ligjit pa ndryshime dhe më pas për rishikimin e tij. Ai ka thënë se kjo çështje nuk lidhet me mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë, por me ruajtjen e interesave politike.

Postimi i plotë i Çun Lajçit:

Turpi ka emën: hajni e marre n’kalanicë!

Ju kërkuet të votohet ligji për katërshën në Hagë.
Ju kërkuet të mos i hiqet e të mos i shtohet as edhe nji shkronjë!
Ju kërkuet: gjakun në Shesh apo votën pro në Parlament?

E rrahet tupanin dhe e çjerret fytin: — Mos u tallni me çlirimtarët, votojeni ligjin nëse jeni me UÇK-në!

Kërcnuet n’Kuvend e kërcënuet me “gjeneralët” n’Shesh. Madje, ai djali që s’din ku i ka eshtnat e babës, thirri e bërtiti: — O ligji, o flaka n’Parlament!

Dikush doli e foli: — Po e votojmë, po ju përkrahim, por mos e mashtroni popullin me gabimet e mangësitë që ka ky ligj.

Dhe ashtu kërkuet, dhe ashtu u ba!

Kur e shliruet bythën, e patë sa të gabuem, sa të mashtruem e të djallzuem ishit!

E kthyet ligjin n’Kuvend, e ai djali (që ma mirë t’ia kishte kërkue babës eshtnat) prapë foli: — Ose ngutuni ta rregulloni, ose unë e mblodha mexhlisin e ia vuna flakën Kosovës!

Deri kur do t’plakemi më kërcnime në emën të luftës?

E di se do t’më ofendoni e do t’mi thoni fjalët që s’i thuhen nji burri, por nuk do t’mërzitëm, sepse ju dolët jo parti që për 26 vjet thirret në vlerat e luftës, që mshefet mbas herojve, dëshmorëve e veprimtarëve të zhdukun, por çerdhe interesash të njerëzve që përfitojnë nga hallakama, zhurma, mjegulla dhe flaka!

Unë e kam nji pyetje: Pse Edi heshti mbas gjykimit?

Përfundimisht, ju s’e keni pasë e s’e keni për çlirimtarët e Hagës. Ju e keni pasë e e keni për ruejtjen e lëkurës suaj, sepse ju ka ra zgjeba e hajnisë dhe e tradhtisë!

Turpi ka emën: hajni e marre n’kalanicë!

Burimi: Çun Lajçi – Facebook.

Reklamë

Artikuj të ngjashëm

Reklamë