Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Në mesin e të arrestuarve për mashtrim përmes Call Center-ave edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Ariana Plakici

AutoktonPublikuar më 24.10.2026Përditësuar më 24.10.2026Lexim prej 1 minutash

Nëntë persona, shtatë burra dhe dy gra, janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale përmes qendrave të thirrjeve në Prishtinë dhe Obiliq.

Në mesin e të arrestuarve, sipas raportimit të IndeksOnline, është edhe këngëtarja Ariana Plakici, e njohur për publikun edhe si ish-banore e edicionit të dytë të “ VIP Albania”.

Sipas njoftimit të Policisë, gjashtë nga të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa tre të tjerë janë shtetas gjermanë.

Të dyshuarit, sipas autoriteteve, dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur qendrat e thirrjeve për të kontaktuar dhe mashtruar shtetas të huaj. Gjatë hetimeve, në pajisjet kompjuterike të tyre janë gjetur të dhëna që u përkasin personave të huaj.

Reklamë

Gjatë kontrollit të katër lokacioneve, policia ka gjetur dhe konfiskuar 39 kompjuterë, pesë telefona celularë, 12 disqe të jashtme të memories (HDD), një veturë, një armë me gjashtë fishekë, si dhe 850 euro dhe 100 franga zvicerane.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit për nëntë të dyshuarit, të cilët po hetohen për mashtrim përmes qendrave të thirrjeve.

Hetimet për rastin janë në zhvillim, ndërsa dyshimet e ngritura ndaj personave të arrestuar duhet të vërtetohen përmes procedurave gjyqësore.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë