Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

“Dua ta çoj vendin përpara”, Qëndrim Kryeziu synon të bëhet kryeministër

AutoktonPublikuar më 8.11.2026Përditësuar më 18.11.2026Lexim prej 1 minutash

ka shprehur ambiciet e tij për t’u bërë kryeministër i Kosovës, duke thënë se synon ta çojë vendin përpara dhe të krijojë mundësi më të mira për gjeneratat e reja.

I ftuar në N’05, Kryeziu ka folur edhe për përmbajtjet televizive, duke kritikuar emisione si dhe duke kërkuar që më shumë hapësirë t’u jepet programeve edukative.

“Unë uroj që fillimisht të më votojë populli, të bëhem kryeministër. Uroj, uroj! Pretendoj ta çoj këtë vend përpara dhe pretendoj që fëmijët tanë dhe familjet tona të mësojnë se si të krijojnë një veturë fluturuese, diçka që sot po mësohet në Amerikë, dhe jo të merren me emisione sikur Big Brother”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka theksuar se shoqëria ka nevojë për emisione që edukojnë dhe sensibilizojnë qytetarët, në vend të përmbajtjeve që, sipas tij, ndikojnë negativisht në familje.

Reklamë

“Ne duhet të kemi emisione edukative, sensibilizuese, emisione që na mësojnë për jetën, që të mos vijmë deri te vrasjet. Emisione që na mësojnë të jetojmë me probleme e pa probleme, në një jetë normale dhe jo në një jetë degjeneruese”, është shprehur ai.

Kryeziu ka bërë të ditur gjithashtu se nuk e ndjek Big Brotherin dhe se nuk do të pranonte të bëhej pjesë e një formati televiziv që, sipas vlerësimit të tij, dëmton familjen.

“As nuk e shikoj, as nuk mendoj dhe as nuk do të jem, jo vetëm në atë emision, por në asnjë emision që mendoj se e shkatërron familjen”, ka përfunduar Kryeziu.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë