Nga ahengu familjar në polici, arrestohet një person për të shtëna në Shtime

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Gjurkoc të Shtimes, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë, 30 fishekë, tri gëzhoja dhe leja përkatëse e armës.
“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Pistoleta, 30 fishekë, tri gëzhoja dhe leja përkatëse e armës janë sekuestruar”, thuhet në raportin e Policisë.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave fillestare, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.
Rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm



“Mund të ketë arrestime të reja” – Faton Mehmeti përmend katër emra të njohur
