E rëndë: Humb jetën një person në vendin e punës

Një punëtor ka vdekur të martën në një kompani private në fshatin Korroticë e Epërme të Gllogocit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 tetor, rreth orës 16:01, kur viktima mashkull, shtetas i Kosovës, kishte pësuar lëndime trupore në vendin e punës.
Ai ishte dërguar për trajtim mjekësor, por mjeku kujdestar kishte konstatuar se ishte pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, kanë dalë edhe inspektorët e punës. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia e ka klasifikuar rastin si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.
“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS
Fsh. Korroticë e Epërme, Gllogoc 20.10.2026 – 16:01. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës në një kompani private. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorët e punës. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në



