Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

“Gani Geci dhe Lirim Mehmetaj janë takuar bashkë” – Flet Anton Çuni

AutoktonPublikuar më 13.10.2026Përditësuar më 13.10.2026Lexim prej 1 minutash

Deputeti Anton Çuni ka folur për ndërmjetësimin mes ish-deputetit dhe gazetarit , pas incidentit mes tyre.

Në emisionin “Kosova Today”, Çuni tregoi se gjatë bisedës me të dyja palët ishte arritur mirëkuptim, sipas tij, duke marrë parasysh kontributin që familjet e tyre kanë dhënë për shtetin dhe kombin.

“Dy familje që kanë dhënë shumë për shtetin dhe kombin, të akuzohen mes vete për akte antikombëtare, për mua nuk kishte kuptim. Aty u përmend edhe shkrimi i mëhershëm i ndaj Blerim Mehmetajt. Kështu që arritëm, me mirëkuptimin e të dy palëve, që të shprehnin konsideratë për njëra-tjetrën dhe për kontributin që kanë dhënë në luftë”, tha Çuni.

Reklamë

Ai shtoi se të dyja palët ishin shprehur të gatshme ta respektonin njëra-tjetrën dhe fjalën e lirë, pa pasur nevojë për ndërhyrje në shkrimet e njëri-tjetrit.

Megjithatë, pajtimi nuk e ndali përshkallëzimin e situatës.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë