Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Presidentja viziton familjen e Jakup Krasniqit

AutoktonPublikuar më 13.10.2026Përditësuar më 13.10.2026Lexim prej 1 minutash

Altin Krasniqi, djali i , ka bërë të ditur se familja e tyre është nderuar me vizitën e presidentes së Kosovës, të cilës i kanë uruar suksese në detyrën e saj.

Ai theksoi se, në këto ditë të vështira për familjen dhe shtetin, nevojiten unitet, solidaritet dhe përkushtim në betejat ligjore për rikthimin e çlirimtarëve në atdhe.

Postimi i plotë:

Presidentja na nderoi sot me praninë e saj. Me këtë rast, i uruam punë të mbarë dhe suksese në misionin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës!

Në këto ditë të vështira, jo vetëm për ne si familje, por edhe për shtetin tonë, na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë.

Reklamë

Artikuj të ngjashëm

Reklamë