Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

“Gllup” e “Komandant Tigri” – përplasje e ashpër mes Valon Sylës dhe Lirim Mehmetajt për UÇK-në dhe Specialen

AutoktonPublikuar më 8.10.2026Përditësuar më 8.10.2026Lexim prej 3 minutash

Një përplasje e ashpër në rrjetet sociale ka shpërthyer mes gazetarëve dhe , lidhur me protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe ligjin e miratuar nga për ndryshimet në Gjykatën Speciale.

Debati, i cili nisi me një reagim të Sylës, vazhdoi me përgjigjen e ashpër të Mehmetajt dhe përfundoi me një tjetër kundërpërgjigje të Sylës, ku nuk munguan ironitë, akuzat dhe sfidat publike.

Syla kritikon kundërshtarët e ligjit

Në reagimin e tij të parë në Facebook, Valon Syla kritikoi komentatorët që, sipas tij, po e kundërshtojnë ligjin dhe po i diskreditojnë protestat e organizuara nën moton “Liria ka Emër”.

Ai përmendi edhe Lirim Mehmetajn, duke e akuzuar se po flet në emër të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj pa pasur mandat nga familjet e tyre.

“Nuk mundesh të jesh kundër Ligjit për Gjykatë Speciale, dhe pro UÇK-së qysh po mundohen me bë koxha disa analista e komentatorë”, shkroi Syla.

Syla pretendoi se disa komentatorë po përpiqen të marrin rolin e zëdhënësve të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa kërkoi që për qëndrimet e tyre të pyeten familjet dhe përfaqësuesit përkatës.

Mehmetaj i përgjigjet: “Valon Syla o gllup, ngo këtu…”

Përgjigjja e Lirim Mehmetajt ishte e menjëhershme dhe me tone të ashpra.

Në statusin e tij në Facebook, Mehmetaj e nisi reagimin me fjalët:

“Valon Syla o gllup, ngo këtu…”

Mehmetaj theksoi se ka lidhje familjare me UÇK-në, pasi babai i tij është veteran, ndërsa axha dhe daja dëshmorë, por shtoi se mbështetja e tij për dhe Kadri Veselin nuk buron nga lidhjet personale, por nga bindja se procesi gjyqësor në Hagë është i padrejtë.

Ai kritikoi ligjin e propozuar nga PDK-ja, duke pretenduar se bie ndesh me nenin 162 të Kushtetutës dhe se do të rrëzohet nga Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale.

“Shkelja është aq e qartë sa dikush e ka bërë qëllimshëm. Kjo nuk është bërë veç nga padija, por edhe nga dashakeqësia”, shkroi Mehmetaj.

Ai ngriti pyetjen se kush mban përgjegjësi nëse qytetarëve dhe familjeve të ish-krerëve të UÇK-së u janë krijuar pritje përmes një ligji që, sipas tij, është juridikisht i pavlefshëm.

Syla kundërpërgjigjet: “Ti flet si Komandant Tigri veç i portalit”

Pas reagimit të Mehmetajt, Valon Syla publikoi një tjetër status, ku e ironizoi gazetarin duke e quajtur “Çlirim Mehmetaj” dhe “Komandant Tigri”.

“Ngo knej Lirim Mehmetaj se masi na ka çliru UÇK dhe NATO ke dalë ti me na çliru edhe një herë. Për këtë të them Çlirim Mehmetaj.”

“Ti flet si Komandant Tigri veç i portalit e jo i luftës”, shkroi Syla.

Ai e sfidoi Mehmetajn me disa pyetje, përfshirë nëse i beson vlerësimit kushtetues të Gjykatës Speciale, nëse është i gatshëm t’i kërkojë presidentes të mos e dekretojë ligjin dhe nëse e konsideron të drejtë qëndrimin e Donika Gërvallës kundër tij.

Syla e akuzoi Mehmetajn për kundërthënie, duke pretenduar se fillimisht kishte mbështetur protestat, ndërsa tani po kritikon përpjekjet politike që pasuan ato.

“Nuk presim nga ti me na kallxu çka me bo e sa dimë e sa jemi gllupa, sepse vec gllupat flasin pa i vet kerkush, e pa ju jep mandat askush”, shkroi ndër të tjera Syla.

Në fund të reagimit, ai kërkoi që të mos krijohen përçarje rreth çështjes së UÇK-së.

“Vazhdojmë me opozitë. Por jo me përçarje.”

Përplasja mes dy gazetarëve nxjerr në pah dallimet në qëndrimet për ligjin e miratuar për Specialen. Derisa Syla mbron përpjekjet politike dhe protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Mehmetaj vë në dyshim kushtetutshmërinë e ligjit dhe ndikimin që ai mund të ketë në procesin gjyqësor në Hagë.

Artikuj të ngjashëm