Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Klan Kosova: Dyshohet se disa zyrtarë të MASh-it kanë liruar zyrat pas konfirmimit të aktakuzave

AutoktonPublikuar më 8.10.2026Përditësuar më 8.10.2026Lexim prej 1 minutash

Disa zyrtarë të Ministrisë së dhe Shkencës (MASh), ndaj të cilëve janë konfirmuar aktakuza, dyshohet se tashmë kanë liruar zyrat e tyre.

Siç raporton Klan Kosova, duke iu referuar burimeve të gazetares Altiana Zogaj, në mesin e personave të akuzuar janë ish-sekretarja e ministrisë, Fadile Dyla, si dhe zyrtarët Fehmi Zylfiu, Xhemajl Buzuku, Bukurie Borovci dhe Arbenita Mehmeti.

Ata përballen me akuza që lidhen me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Për këto zhvillime ka reaguar edhe ish-zyrtari i ministrisë, Valdrin Dervishaj, i cili ka pretenduar se drejtuesit e institucionit kanë qenë në dijeni për dyshimet ndaj zyrtarëve në fjalë.

Dervishaj ka përmendur edhe ish-ministren , duke pretenduar se ajo ishte e informuar për situatën.

Artikuj të ngjashëm