Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen Presidentes Shiroka-Pula për dekretim

AutoktonPublikuar më 15.10.2026Përditësuar më 15.10.2026Lexim prej 2 minutash

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, , ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit për dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe ia ka përcjellë atë presidentes, Justina Shiroka Pula, për dekretim.

Këtë për televizionin Dukagjini e ka konfirmuar këshilltari i saj, Glauk Tahiri.

“Ligji është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026 dhe i është përcjellë Presidentes në mbështetje të nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Sipas Kushtetutës, tani Presidentja ka në dispozicion 8 ditë afat për ta dekretuar atë para se i njëjti të hyjë në fuqi.

Reklamë

i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të iniciuara nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Ndryshimet u miratuan pas dënimit të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hahsim Thaçi, , Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, më 16 shtator, me gjithsej 81 vjet burgim.

Ligji i ndryshuar synon ta kufizojë juridiksionin e Dhomave të Specializuara në vepra të caktuara që lidhen me pretendimet për trafikim të organeve, si dhe vrasje të paligjshme, torturë dhe trajtim mizor ose çnjerëzor në rrethana të përcaktuara në tekstin e tij.

Ndër ndryshimet kryesore është kufizimi i juridiksionit kohor dhe lëndor të gjykatës, si dhe parashikimi që procedurat që nuk përfshihen në juridiksionin e ri të kalojnë te institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Projektligji parasheh gjithashtu transferimin në Kosovë të personave të paraburgosur që nuk do të përfshiheshin më në juridiksionin e Dhomave të Specializuara, si dhe një kufi maksimal prej 15 vjetësh burgim për dënimet e shqiptuara nga kjo gjykatë. Po ashtu, parashihet mundësia e faljes individuale nga presidenti për personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë, ssgkruan Reporteri.net.

Sipas procedurës së përshkruar nga Kupina, pasi ligji t’i dërgohet presidentes, ajo do t’i ketë në dispozicion tetë ditë për të ndërmarrë veprimet përkatëse.

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara kanë nxitur reagime nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Bashkimi Evropian është shprehur “thellësisht i shqetësuar”, duke vlerësuar se ndryshimet janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. Brukseli i ka bërë thirrje vendit që të respektojë pavarësinë e Dhomave të Specializuara dhe zotimin për të garantuar llogaridhënie e drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet.

Edhe Gjermania ka shprehur mbështetje për qëndrimin e BE-së. Ambasada gjermane në Prishtinë ka theksuar se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar në bazë të ligjit të Kosovës dhe i mbështetur në Kushtetutë, duke nënvizuar se pavarësia e tyre duhet të respektohet plotësisht.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë