“Je verbëruar”, Edita Tahiri me mesazh të fortë për Edi Ramën
AutoktonPublikuar më 18.10.2026Përditësuar më 18.10.2026Lexim prej 1 minutash

Ish-negociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas protestave të dhunshme në Shqipëri, duke i cilësuar zhvillimet në vend si kritike dhe katastrofike.
Përmes një reagimi, Tahiri i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqje, duke e akuzuar se po e dëmton Shqipërinë.
“Shqipëria në gjendje kritike, katastrofike – Ndalu Edi Rama, je verbëruar, jep dorëheqje, mos e shkatërro Shqipërinë – lëre rininë ta shkruajë historinë e Shqipërisë së re”, ka shkruar Tahiri.
Vlen, të përmendet se edhe sot do të ketë protestë studentore.
Reklamë
Artikuj të ngjashëm
Reklamë



