Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Sa vite burg rrezikon, ligështohet fort kërcënuesi i zv.ministrit Hysni Mehani?

AutoktonPublikuar më 18.10.2026Përditësuar më 18.10.2026Lexim prej 1 minutash

Dje u raportua së zv. ministri i finanacave, , ishte kërcënuar teksa po shkonte i vetëm në këmbë nga shtëpia e tij në zyrët e LVV.

Mehani teksa po kalonte rrrugës afër parkut “Idriz Rreci” kishte pranuar fjalë kërcënuese nga një person, të cilin nuk kishte mundur ta identifikonte e as veturën e tij. Më pas, Mehani rastin e kishte lajmëruar në polici, – bënte të ditur portali “SINJALI” mbrëmë.

Sot, edhe në raportin është evidentuar rasti si KANOSJE.

Reklamë

Po dje, gjatë ditës policia e kishte arrituar ta identifikonte kërcënusin, i cili gjatë ditës së djeshme i ka kërkuar falje Policisë së Kosovës përmes një postimi në rrjetin social facebook, ndërsa zv. ministrit Mehani thotë se i drejtohet: “me gjuhen ma te ombel qe ma ka mesu gjuha ime se nuk merrem une me politik, dhe për padine që ma ke ba nuk merrem une me ty.”

Sipas kodit penal të Repulikës së Kosovës, neni 181, kanosja e personit zyrtar dënohet nga 6 muaj deri në 5 vite burg.
Mbetet të shihet nëse prokuroria do ta ndërrojë masën me burg efektiv nga procedura e rregullt.

Portali Rajoni nuk e përmend emrin e kërcënuesit me qëllim mos të promovohen personat e tillë.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë