Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Kjo është gjendja shëndetësore e Gani Gecit

AutoktonPublikuar më 22.10.2026Përditësuar më 22.10.2026Lexim prej 1 minutash

Familja Geci ka njoftuar se , më 20 tetor 2026, ka pësuar një rënie të theksuar të tensionit të gjakut, gjatë qëndrimit në Burgun e Pejës, duke bërë të ditur se aktualisht po punohet për identifikimin e shkaqeve të këtij shqetësimi shëndetësor.

Sipas njoftimit të familjes, rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, gjatë një matjeje rutinore të tensionit të gjakut, kur vlerat kanë rezultuar 60 me 40. Familja thekson se rënia e tensionit ka ndodhur pa shfaqjen e simptomave paraprake.

Në reagimin e saj, familja Geci ka shprehur mirënjohje për stafin e Burgut të Pejës, duke vlerësuar kujdesin e treguar, reagimin profesional dhe angazhimin institucional në këtë situatë shqetësuese.

Reklamë

Reagimi i plotë:

FALËNDERIM DHE INFORMIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Të dashur miq,

Në emër të familjes Geci, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për stafin e Burgut të Pejës, për kujdesin e treguar, reagimin profesional dhe angazhimin institucional në këtë situatë shqetësuese.

Dëshirojmë ta informojmë opinionin publik mbarëshqiptar se vëllai ynë, Gani Geci, më 20.10.2026, rreth orës 15:00, gjatë një matjeje rutinore të tensionit të gjakut, ka rezultuar me një rënie drastike të tij, në vlerat 60 me 40, pa shfaqur asnjë simptomë paraprake.

Aktualisht, stafi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës po punon intensivisht dhe pa ndërprerje për të identifikuar shkaqet e kësaj rënieje të rëndë të tensionit të gjakut, e cila, sipas informatave që kemi, ka ndodhur pa shenja apo simptoma paraprake.

Në këto momente të vështira, familja jonë vlerëson lart përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin e të gjithë atyre që po angazhohen për shëndetin dhe mirëqenien e vëllait tonë.

Me respekt dhe mirënjohje,

Familja Geci

Artikuj të ngjashëm

Reklamë