Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

“Ku jeni gazetarë?” – Gjinovci ironizon Hamzën: Po mendon se “e ka kallë”, e mori në qafë opozitën

AutoktonPublikuar më 6.10.2026Përditësuar më 6.10.2026Lexim prej 1 minutash

“A kishte gazetarë në konferencën e Bedri Hamzës? Sepse dukej sikur kishte dalë në Facebook-un e tij për të folur. As edhe një gjysmë pyetjeje sfiduese nuk iu bë. Pastaj mendon se e ka bërë namin, ndërkohë që rezultati ka qenë i njëjtë tri herë”, ka shkruar Gjinovci.

Ai më tej ka kritikuar edhe opozitën, duke thënë se mungesa e pyetjeve kritike mund t’u krijojë përshtypjen se argumentet e tyre kanë qenë aq të forta, saqë kanë mbetur pa kundërpërgjigje.

“Bëjini ndonjë pyetje, sepse e keni marrë në qafë opozitën duke u krijuar iluzionin se të gjitha ‘argumentet’ i kishin aq të forta, saqë ju kanë lënë pa tekst”, ka deklaruar ai.

Në fund, Gjinovci ka vijuar me ironi ndaj rezultatit zgjedhor të PDK-së.

“Ju, si të doni, vetëm që katër herë t’ua marrin 50 për qind është diçka e rëndë”, ka përfunduar ai.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

A pat gazetarë te konferenca e Bedri Hamzës se tipi si me dalë në facebook t’vetin me folë, ni gjys pytje sfiduse s’pe ka. Mandej po menon që e ka kallë, e qe 3 her rezultatin e njejtë.

Bonjani naj pytje se e murrt n’qafë opozitën tu jau kriju iluzionin që krejt “argumentet” i patën qaq t’forta sa që ju kanë lanë pa tekst. Ju qysh dush veç 4 herë me jau marrë 50% osht sen i ranë.

Artikuj të ngjashëm