Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se privoi nga jeta bashkëshorten dhe vëllaun e saj

AutoktonPublikuar më 9.10.2026Përditësuar më 9.10.2026Lexim prej 1 minutash

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas informacioneve fillestare, një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe një person tjetër, ndërsa më pas është vetëdorëzuar në Polici.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Infokusin se dy persona rreth 30-vjeçarë kanë humbur jetën, ndërsa një person i plagosur është transferuar në QKUK.

Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Artikuj të ngjashëm