Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

I dyshuari për tragjedinë në Livoç është vëllai i ish-komandatit të Policisë në Gjilan

AutoktonPublikuar më 9.10.2026Përditësuar më 9.10.2026Lexim prej 1 minutash

Valon Ramushi nga fshati Llashticë e Gjilani dyshohet të jetë dorasi i dy vrasjeve që tronditën Kosovën pasditen e së premtes.
Ramushi dyshohet se ka qëlluar për vdekje gruan dhe vëllain e saj, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.

Ndërkaq siç bën të ditur Policia, vetë dorasi është dorëzuar në Polici.

Siç mëson Papapraci, Ramushi është vëllai i ish-komandatit të Stacionit të Policisë në Gjilanit, majorit Alban Ramushi.

Për disa vite, Alban Ramushi kishte ushtruar detyrën e komandantit të Policisë në Gjilan.

Në shkurt të vitit 2020, ai ishte suspenduar për shkak të tragjedisë ku suspenduar më 19 shkurt 2020 pas tragjedisë që e tronditi vendin, kur policja Valdete Bllaca, kishte vrarë katër anëtarët e familjes e më pas edhe vetën, ndërsa ishte rikthyer në punë pas dy muajsh.

Në tetor të vitit 2021, Ramushi ishte caktuar zëvendës drejtor në vijën e gjelbërtë kufitare.

Artikuj të ngjashëm