Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon që Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Analisti politik dhe profesori Blerim Laitfi ka reaguar pas publikimit të informatave nga dosja për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit. Latifi thotë se plani i madh i BIA-s që është gjetur në telefonin e Fatmir Shehollit tregon atë që është paralajmëruar ndërvite, e që ndërlidhet me projektin e Serbisë për radikalizmin islamik në Kosovë.
Ky projekt, Latifi thotë se është për shkatërrimin e Kosovës përmes arabizmit të shoqërisë kosovare.
Rasti i Fatmir Shehollit dhe publikimi i informatave që pretendohet se janë pjesë e dosjes së tij kanë nxitur vëmendje të madhe në opinion. Në mesin e materialeve të bëra publike është përmendur edhe një plan që lidhet me BIA-n serbe dhe veprimtarinë e saj në raport me Kosovën.
Çështja e radikalizmit islamik në Kosovë ka qenë temë e diskutimeve publike edhe më herët, ndërsa Serbia në vazhdimësi e ka përdorur këtë temë në diskursin e saj për Kosovën. Për këtë arsye, informacionet e publikuara së fundmi kanë rikthyer debatin rreth mënyrës se si kjo çështje është përdorur në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Reagimi i Latifit vjen pikërisht në këtë kontekst, pas publikimit të informatave që pretendohet se janë gjetur në telefonin e Shehollit. Ai e lidh përmbajtjen e tyre me paralajmërimet e mëhershme rreth radikalizmit islamik dhe arabizimit të shoqërisë kosovare.



