Latifi: Talebanët shqipfolës janë të fundit që mund të flasin për të drejtat e grave

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar ashpër ndaj atyre që, pas vrasjes makabre të Arlinda Zekajt në Pejë, akuzojnë Kanunin për dhunën ndaj grave.
Ai i ka cilësuar si “talibanë shqipfolës”, duke i kritikuar se, sipas tij, harrojnë të shohin përmasat e dhunës ndaj grave në vendet islamike.
Latifi ka deklaruar se në këto vende dhuna dhe vrasjet e grave janë të legalizuara e të normalizuara, duke përmendur edhe metoda barbare si mbytja publike me gurë. Sipas profesorit, ata që i akuzon si “talibanë shqipfolës” janë të fundit që mund të flasin për liritë dhe të drejtat e grave.
Postimi i plotë:
Janë çue talibanët shqipfolës me akuzu Kanunin për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt në Pejë. Ndërkohë, harrojnë t’i shohin shifrat e dhunës ndaj grave në vendet islamike. Janë shifra që trondisin njerëzimin. Atje, dhuna dhe vrasja e grave janë të legalizuara e të normalizuara, madje edhe me metoda ma barbare, si mbytja publike me gurë. Kështu që talibanët janë të fundit në botë që mund të flasin për liritë e të drejtat e grave.



