Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Në zona me kufizim prej 80 km në orë, disa automjete janë regjistruar duke lëvizur deri në 197 km në orë

AutoktonPublikuar më 11.10.2026Përditësuar më 11.10.2026Lexim prej 1 minutash

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në kuadër të DRP-së Prishtinë ka nisur kontrollet e intensifikuara në rrugët nacionale dhe rajonale, përmes përdorimit të automjeteve inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik.

Në njoftimin për media thuhet se gjatë kontrolleve të fundit janë evidentuar raste të rënda të tejkalimit të shpejtësisë, ku në zona me kufizim prej 80 km në orë, disa automjete janë regjistruar duke lëvizur deri në 197 km në orë.

paralajmëron masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë shkelësve të rregullave në trafik dhe njëherësh u bën thirrje për respektim të kufizimeve të shpejtësisë dhe sinjalistikës rrugore.

Artikuj të ngjashëm