Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Prekazi vazhdon me deklarata skandaloze: Nuk e kqyri Kosovën, e shikoj veç Liverpoolin, Boca Juniors e Galatasarayn

AutoktonPublikuar më 11.10.2026Përditësuar më 11.10.2026Lexim prej 1 minutash

Ish-futbollisti nga Kosova, ka vazhduar me deklaratat e tij skandaloze.

Prekazi, në një intervistë për “Open TV”, u pyet se a e shikon kombëtaren e shtetit të tij, por që u shpreh se “nuk ja plotëson zemrën”.

“Nuk e kqyri Kosovën, e shikoj veç Liverpoolin, Boca Junior e Galatasaray. As Partizanin nuk e shikoj. S’ka futboll sot, s’ma plotësojnë zemrën dhe nuk kam dëshirë me humb kohën me pa diçka që nuk vlen asgjë”, ka deklaruar Prekazi.

Ai edhe më parë ka shprehur qëndrimet anti-shqiptare, duke e cilësuar Beogradin dhe Serbinë si shtëpinë e tij, ku shpeshherë është quajtur edhe tradhtar

Artikuj të ngjashëm