Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Pamje me video: Momenti i arrestimit të dy personave që dyshohet se sulmuan kapitenin Besart Ahmeti

AutoktonPublikuar më 6.9.2026Përditësuar më 25.9.2026Lexim prej 1 minutash

Është publikuar videoja që tregon momentin e arrestimit të dy personave në qendrën tregtare “”, pas incidentit ku u përfshi kapiteni i Njësive Speciale të , Besart Ahmeti.

Në pamjet e publikuara nga televizioni Kanal 10 shihet momenti kur zyrtarët policorë ndërhyjnë dhe prangosin dy personat e dyshuar.

Bëhet fjalë për një 16-vjeçar dhe një person mbi 20-vjeç, të cilët raportohet se janë djem të një zyrtari policor të Kosovës me mbiemrin Aliu.

Gruaja e policit Aliu ka konfirmuar për Kallxo.com arrestimin e djemve të saj dhe ka treguar se ajo ishte dëshmitare e ngjarjes.

Incidenti ka ndodhur në parkingun e “Prishtina Mall”, ndërsa rrethanat e plota të rastit janë ende duke u hetuar.

Reporteri.net ka pyetur Policinë e Kosovës për rastin në fjalë, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kanë kthyer përgjigje.

Artikuj të ngjashëm