Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Raportohet se është sulmuar fizikisht kapiteni i policisë, Besart Ahmeti- gjithçka filloi për parking?

AutoktonPublikuar më 6.9.2026Përditësuar më 24.9.2026Lexim prej 1 minutash

Një incident ka ndodhur në hapësirat e qendrës tregtare , ku dy persona raportohet se kanë sulmuar fizikisht kapitenin e , Besart Ahmeti.

Sinjali raporton me burime, ku në raportim thuhet se incidenti dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje rreth parkingut, e cila më pas ka eskaluar në përplasje.

Sipas informacioneve të këtij mediumi, në incident janë përfshirë dy persona, të cilët dyshohet se kanë sulmuar kapitenin Ahmeti.

Pas eskalimit të situatës, në vendin e ngjarjes janë angazhuar zyrtarë policorë nga Stacioni Policor në Graçanicë, ndërsa më pas është përfshirë edhe Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh).

Të gjitha palët e përfshira në incident janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku kanë nisur procedurat për sqarimin e plotë të rrethanave dhe marrjen e deklaratave.

Për rastin është njoftuar dhe është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Artikuj të ngjashëm