Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Presidentja Shiroka Pula priti komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari

AutoktonPublikuar më 9.10.2026Përditësuar më 9.10.2026Lexim prej 1 minutash

Presidentja e Kosovës, njëherësh Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Justina Shiroka Pula, priti sot në takim komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili e uroi për marrjen e detyrës.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe rëndësinë e vazhdimit të punës në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, në përmbushje të misionit të saj kushtetues.

Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e rolit të FSK-së në shërbim të qytetarëve të  Kosovës, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Artikuj të ngjashëm