Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

AutoktonPublikuar më 18.10.2026Përditësuar më 18.10.2026Lexim prej 1 minutash

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime të ndryshme për “arrestime të personave zyrtarë”, të cilat kanë krijuar konfuzion në publik dhe pasiguri juridike, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në lidhje me këtë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit bën thirrje që për çështjet që ndërlidhen me punën dhe veprimet e Prokurorit të Shtetit “të bazoheni vetëm në informacione zyrtare dhe të konfirmuara nga vetë institucioni, si dhe të shmangni çdo informacion tjetër që nuk është zyrtar dhe i konfirmuar”.

Kryeprokurori i Shtetit siguron qytetarët e vendit se do të kujdeset që institucioni i Prokurorit të Shtetit “të trajtojë çdo rast penal në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë”, përfundon reagimi.

Reklamë

Artikuj të ngjashëm

Reklamë