Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Raportohet se është lokalizuar i dyshuari për rastin e Arlinda Zekajt, kërkon 10 minuta me familjen para dorëzimit

AutoktonPublikuar më 27.10.2026Përditësuar më 27.10.2026Lexim prej 1 minutash

Zhvillime të reja kanë ndodhur mbrëmjen e sotme lidhur me kërkimet për , të dyshuarin për vrasjen e , krim që tronditi opinionin publik më 25 tetor.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i dyshuari është lokalizuar sonte, më 27 tetor, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për t’u vetëdorëzuar, pasi paraprakisht të ketë mundësinë të bisedojë me familjarët e tij.

Sipas informacioneve ekskluzive që ka siguruar Sinjali, Sylaj ka komunikuar me vëllain e tij përmes interfonit, duke i kërkuar që t’i mundësohen dhjetë minuta për të folur me familjen para se të dorëzohet.

“Vetëm 10 minuta të flas me familjen”, mësohet të ketë qenë kërkesa e tij gjatë këtij komunikimi.

Reklamë

Burimet bëjnë të ditur se zhvillimet e fundit kanë krijuar pritshmëri që vetëdorëzimi i të dyshuarit të realizohet së shpejti, ndonëse ende nuk ka konfirmim se ai është dorëzuar apo arrestuar.

Ky zhvillim vjen pas informacioneve se Sylaj ishte raportuar të jetë parë mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ndërsa dyshohej se po kërkonte ndihmë për t’u larguar drejt Serbisë.

Sipas burimeve, vetëdorëzimi pritet të realizohet së shpejti, ndërsa mbetet të konfirmohet përfundimi i veprimeve të autoriteteve.

Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor, ndërsa Albert Sylaj dyshohet për kryerjen e këtij krimi.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë