Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kronikë

Vrasja e francezit në Ksamil: U qëllua disa herë me thikë, sherri dyshohet për një vajzë

AutoktonPublikuar më 18.8.2026Përditësuar më 18.8.2026Lexim prej 2 minutash

Detaje nga ngjarja e rëndë në Ksamil ku humbi jetën i goditur me thikë 20-vjeçari francez Miguel Mendes.

Sipas mjekut, që e pa trupin në morgun e Sarandës,  20-vjeçari kishte disa goditje me thikë në shpinë dhe në kraharor.

Vdekja e tij ka qenë e menjëhershme..

Mësohet se Miguel Mendes kishte ardhur në Ksamil së bashku me një grup turistësh francezë për të kaluar pushimet në jug të Shqipërisë.

Ndërkohë, 29-vjeçari Sokrat Vata, i identifikuar nga policia si autori i dyshuar, ishte i punësuar si roje plazhi në hotelin “Pronciopotes”. Ai është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa burime bëjnë me dije se në qendër të konfliktit mund të ketë qenë një femër. Ky element mbetet për t’u verifikuar nga hetuesit.

Njoftimi nga policia:

Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Kush është Sokrat Vata, çfarë shkroi BBC:

Vata nuk rezulton me dosje penale në Shqipëri. Megjithatë ai ka emigruar në Angli dhe atje ka pasur përballje me drejtësinë.

BBC në një artikull të 1 tetorit 2024 publikoi pamje nga arrestimi i Sokrat Vatës, pasi u përball me ndjekje policore.