Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Ben-Meir për rastin e Arlinda Zekajt: Çfarë turpi për një vend që ka luftuar aq fort për liri!

AutoktonPublikuar më 31.10.2026Përditësuar më 31.10.2026Lexim prej 1 minutash

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Alon Ben-Meir, ka reaguar pas humbjes së jetës së , duke kritikuar institucionet e Kosovës për dështimin në mbrojtjen e grave nga .

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Kosova, e cila ka kaluar luftë, përndjekje dhe vuajtje të jashtëzakonshme për liri, nuk duhet të pranojë një realitet ku gratë nuk janë të sigurta as në shtëpitë e tyre.

Sipas Ben-Meirit, Zekaj kishte kërkuar mbrojtje nga autoritetet dhe kishte paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik. Ai shkruan se ajo u privua nga jeta tri ditë pas apelit të fundit, ndërsa po përpiqej ta merrte sërish djalin e saj nga familja e bashkëshortit.

Reklamë

Duke iu referuar raportimeve se tetë gra kanë humbur jetën nga dhuna në familje këtë vit, Ben-Meir e ka cilësuar situatën si “turp kombëtar”.

“Një vend që luftoi për lirinë e vet nuk duhet të pranojë kurrë një realitet në të cilin grave të tij u mohohet liria më themelore nga të gjitha: e drejta për të jetuar”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë