Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

“Ushtria të marr në duar shtetin serb”- kërkojnë militantët e Vuçiqit

AutoktonPublikuar më 31.10.2026Përditësuar më 31.10.2026Lexim prej 1 minutash

Vukša Dragoviq, themelues i shoqatës “Sovranistët Serbë”, njoftoi bllokimin e rrugës Savska dhe ultimatum për policinë dhe prokurorinë. Nëse nuk garantojnë sigurinë e qytetarëve, thotë ai, do t’i kërkojnë ushtrisë të marrë drejtimin e shtetit.

Dragoviq tha në televizionin Informer se edhe vetë do të dalë në rrugë dhe do t’i bllokojë ato sa herë që nuk pajtohet me vendimet e pushtetit të ri. Si vend të bllokimit të parë ai përmendi rrugën Savska në Beograd, por nuk dihet se kur pritet të mbahet ajo.

Aty synon t’i vendosë kërkesë policisë dhe prokurorisë që të kujdesen për sigurinë e qytetarëve. Në të kundërtën, tha ai, “do të shkojmë te ushtria dhe do të kërkojmë që ajo të marrë drejtimin e shtetit”.

Reklamë

Kushtetuta e Serbisë në nenin 141 përcakton se ushtria është nën kontroll demokratik dhe civil. E përjavshmja Vreme, e cila transmetoi deklaratat e Dragović-it, prandaj paralajmëron se thirrja për marrjen e drejtimit të shtetit nga ushtria del nga kornizat e protestës së zakonshme politike.


Artikuj të ngjashëm

Reklamë