Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Deputeti kroat: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur – në Serbi ka çetnikizëm, të gjithë janë njësoj

AutoktonPublikuar më 12.10.2026Përditësuar më 12.10.2026Lexim prej 1 minutash

Deputeti kroat, Igor Peternel, nënkryetar i partisë politike kroate Dom i nacionalno okupljanje (DOMiNO), ka deklaruar se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, duke iu drejtuar me kritika të ashpra politikanëve serbë dhe situatës politike në Serbi.

Peternel ka theksuar se duhet të pranohet, ndërsa në deklaratat e tij ka kritikuar edhe atë që e ka cilësuar si përplasje mes rrymave nacionaliste në politikën serbe.

“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur!”, ka deklaruar Peternel, duke përcjellë qëndrimin e tij për statusin e Kosovës.

Reklamë

Ai është shprehur kritik edhe ndaj zhvillimeve politike në Serbi, duke përdorur një gjuhë të ashpër për të përshkruar rivalitetin mes aktorëve politikë në këtë vend.

“Në Serbi ekziston çetnikizëm përballë një çetnikizmi edhe më të madh – të gjithë atje janë njësoj!”, ka deklaruar Peternel.

Përveç qëndrimit për Kosovën dhe kritikave ndaj politikës serbe, nënkryetari i DOMiNO-s ka theksuar se Kroacia duhet të mbajë një qëndrim të vendosur ndaj Serbisë.

Sipas tij, Zagrebi duhet t’u përgjigjet qartë provokimeve që vijnë nga Beogradi, duke mos lënë hapësirë për paqartësi në qëndrimin e Kroacisë ndaj zhvillimeve politike dhe raporteve në rajon./Telegrafi.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë