Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë, del fituese nga finalja me serben

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku është përballur me Kristina Kuluhova, boksieren ruse që përfaqëson Serbinë. Dueli nuk ka arritur deri në fund, pasi kundërshtarja e Sadikut është tërhequr për shkak të një lëndimi në raundin e dytë.
Kështu, Sadiku ka siguruar medaljen e artë, duke kurorëzuar me sukses rrugëtimin e saj në këtë turne.
Boksierja kosovare e kishte nisur garën me fitore në çerekfinale, ku e mposhti turken Esmanur Lok me rezultat 4:1.
Më pas, në gjysmëfinale, Sadiku kishte dhuruar një paraqitje dominuese ndaj boksieres greke Sofia Legaki, duke triumfuar me vendim unanim të gjyqtarëve, 5:0.
Artikuj të ngjashëm

Donjeta Sadiku e pranon medaljen e artë, boksierja serbe nuk del në podium


Finalja e madhe mes boksieres së Kosovës dhe të Serbisë! Ja kush është rivalja
