Presidenca jep detaje për takimin Shiroka-Pula dhe Kurti
AutoktonPublikuar më 8.10.2026Përditësuar më 8.10.2026Lexim prej 1 minutash

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim kryeministrin Albin Kurti, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të vendit.
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka-Pula ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim institucional, në funksion të qytetarëve dhe interesave të Kosovës.
Në takim, Kurti e ka falënderuar presidenten për gatishmërinë për të marrë përgjegjësinë e re dhe i ka uruar sukses në detyrë.
Në komunikat thuhet s, Kurti ka shprehur përkushtimin për të bashkëpunuar me Shiroka-Pulën në përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese dhe në çështjet me rëndësi për Republikën e Kosovës.



