Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kronikë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil – Dalin emrat e 11 personave të arrestuar dhe 2 të shpallurve në kërkim

AutoktonPublikuar më 18.8.2026Përditësuar më 18.8.2026Lexim prej 2 minutash

Policia ka arrestuar 11 persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë në kuadër të hetimeve për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ngjarje e rëndë e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit në ambientet e lokalit “Principote”.

Viktima, 20-vjeçari portugez me inicialet L. V., dyshohet se është goditur disa herë me thikë gjatë një konflikti mes disa personave. Për ngjarjen, Policia ka identifikuar si autor të dyshuar kryesor 29-vjeçarin Sokrat Lipan, alias Sokrat Vata.

29-vjeçari u arrestua në Levan të Fierit, pasi u lokalizua duke udhëtuar i fshehur në bagazhin e një automjeti që ishte nisur në drejtim të Tiranës.

Në automjet ndodheshin edhe dy shtetas turq, 31-vjeçarja Ezgi Perlak dhe 38-vjeçari Nuh Mahmutoglu. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ata kishin njohje me Vatën dhe e kishin fshehur në automjet me qëllim që ta ndihmonin të largohej pas ngjarjes.

Në kuadër të hetimit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që ndodheshin në ambientet e lokalit, mes tyre punonjës shërbimi dhe pjesëtarë të sigurisë.

Sipas Policisë, disa prej të arrestuarve dyshohet se janë përfshirë në konfliktin që parapriu vrasjen, ndërsa ndaj disa të tjerëve rëndon dyshimi se nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe nuk kanë njoftuar autoritetet pas ngjarjes.

Në kërkim është shpallur edhe 29-vjeçari David Heurtevent, i cili dyshohet se ka goditur me grushte viktimën gjatë konfliktit. Ai akuzohet, së bashku me Sokrat Lipanin, për veprën penale “vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Në kërkim është shpallur gjithashtu 36-vjeçari Bekim Bulica.

Personat e arrestuar

  • Sokrat Lipan, alias Sokrat Vata;

  • Nuh Mahmutoglu;

  • Ezgi Perlak;

  • Serxhi Selimi;

  • Ervis Bunci;

  • Ildi Cekani;

  • Murat Zhabina;

  • Miosid Matushaj;

  • Luciano Seferi;

  • Romeo Shehu;

  • Kristi Koshi.

Ndërkohë, David Heurtevent dhe Bekim Bulica vijojnë të jenë në kërkim nga Policia.

Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e konfliktit, rolin e secilit prej personave të përfshirë dhe përgjegjësitë konkrete që lidhen me vrasjen e turistit portugez.

Artikuj të ngjashëm