Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kronikë

Vrasja në Ksamil, policia: Turisti nuk ishte francez, por nga Portugalia! Roli i dy turqve që po transportonin autorin

AutoktonPublikuar më 18.8.2026Përditësuar më 18.8.2026Lexim prej 1 minutash

Në njoftimin e dytë shtesë, blutë e Sarandës thonë se bëhet fjalë për një turist nga Portugalia, 21 vjeç, i identifikuar si Luis Miguel Varela Mendes.

Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, Sokrat Vata ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës.

Ksamil, Sarandë/Informacion shtesë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku humbi jetën një shtetas i huaj, sqarojmë se:

Bazuar në të dhënat paraprake të disponueshme në momentet e para të ngjarjes, viktima u identifikua fillimisht si shtetas francez, me inicialet M. M. Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas gjetjes së dokumentit të identifikimit, u konfirmua se ishte shtetas portugez, me inicialet L. V., i datëlindjes 27.09.2005.

Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, do të ketë njoftim të plotë në lidhje me këtë ngjarje.

Artikuj të ngjashëm